Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj largohen nga Top Show Magazine

Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj largohen nga Top Show Magazine
October 13
21:13 2016

Përpara nisjes së sezonit të ri televiziv u bë me dije se Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj do të ishin opinionistët e rinj të Top Show Magazine. Ishte menduar që këta dy personazhe protagonistë të pyesnin, provokonin dhe përballeshin me personazhet që do të ishin të ftuar në panel.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Burime për Blitz.al kanë treguar se Sara dhe Valeri nuk do të jenë më pjesë e panelit të këtij formati. Mesa duket, dyshja nuk ka funksionuar siç duhet, çka ka ngjallur pakënaqësi te drejtuesit e emisionit.

Për këtë arsye është menduar zëvendësimi i tyre. Ende nuk dihen emrat e këtyre të fundit, të cilët pritet të bëhen me dije nesër. /Blitz.al/