Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sara Hoxha zbulon gjininë e bebes!

July 18
13:07 2016

Dje ka qenë moderatori Ledion Liço që ka bërë të njohur lajmin e bukur se ai dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjete sociale dhe portale duke aluduar edhe për gjininë e bebes që presin çifti i ri. Por mesa duket Sara ka vendosur të tregojë vetë të vërtetën e gjinisë së bebes ndërkohë që ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për shtatzëninë.

Në Snapchat-in e saj Sara shkruan: “Faleminderit të gjithëve për urimet e mira për djalin tonë të vogël. Zemra ime është e mbushur me gëzim…” – ka thënë ajo duke treguar kështu se bebja e tyre do të jetë një djalë.

Shperndaje