Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sara Hoxha ndan një bisedë private: “Jam e frikësuar për familjen nëse ndodh të kemi një emergjencë”

Sara Hoxha ndan një bisedë private: “Jam e frikësuar për familjen nëse ndodh të kemi një emergjencë”
October 16
09:33 2016

Sara Hoxha nuk është shumë aktive në rrjete sociale që prej kohës kur publikoi faktin se është shtatzënë. Duke qenë se kjo është një fazë shumë e bukur në jetën e një femre, Sara ka vendosur ta përjetojë në maksimum duke ruajtur privatësinë e këtyre momenteve.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Sara ka ndarë një bisedë me mesazhe me të motrën më të vogël, Redian, me të gjithë ndjekësit në Snapchat. Biseda mes motrave është plot humor, ndërkohë që bëhet fjalë që të gjithë familjarët e tyre janë shumë të ngadaltë ne veprime.

“Jam e frikësuar për familjen tonë nëse do të kemi një emergjencë. Janë njerëzit më të ngadaltë në botë. Dhe të mendosh që prandaj quhet emergjencë”, – është shprehur Sara, ndërkohë që përgjigjja e Redias ka qenë epike, pasi ajo ka kujtuar të gjitha sendet që motra e madhe Lori do të merrte me vete në rast zjarri. “Nëse bie zjarr, për shembull, ne vdesim. Se Lori do marrë edhe këpucët, edhe “extensions”, dhe Becca Champagne Pop (është një lloj pudre për fytyrën)”, ndërkohë që Sara ka qeshur dhe ia ka konfirmuar këtë.

14686023_10210511822382404_742736719_n

Motrat Hoxha kanë vërtet sens humori dhe shpesh nuk ngurrojnë që të tilla ngacmime me njëra tjetrën t’i publikojnë edhe në rrjete sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje