Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sapo zbuluam se çfarë do t’i mbajë gjithmonë lidhur Duan dhe Dafinën me Ledri Vulën

Sapo zbuluam se çfarë do t’i mbajë gjithmonë lidhur Duan dhe Dafinën me Ledri Vulën
March 30
08:27 2017

Siç mund ta dini, si Dua Lipa ashtu edhe Dafina Zeqiri më parë kanë pasur lidhje dashurie me reperin Ledri Vula. Sigurisht që më e njohur ka qenë lidhja e tij me Dafinën, duke qenë se pati edhe më tepër impakt në publik sepse kur Ledri ka qenë krah Duas kjo e fundit nuk ka qenë e famshme.

Mirë po gjërat tani kanë ndryshuar. Dy vajzat janë duke korrur sukseset e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës dhe kanë ecur përpara edhe me jetët e tyre personale për sa i përket çështjeve të dashurisë.

Por diçka që kemi vënë re ne te Blitz.al dhe që, mesa duket, do ta mbajë gjithnjë të lidhur trekëndëshin Dua – Ledri – Dafina është pikërisht mamaja e Ledrit, “ish-vjehrra” e tyre, Xheraldina. Si kjo e fundit, ashtu edhe vajzat, vazhdojnë të ruajnë kontakte shumë të mira. Kjo u vu re kur Xheraldina përkrahu publikisht këngën e re të Dafinës, ndërkohë që Dua, edhe pse ndjek vetëm 557 njerëz në Instagram (ndër ta shumë pak shqiptarë) ajo nuk ka kursyer të ndjekë jo vetëm Ledrin, por edhe Xheraldinën.

 

U bëmë kuriozë tani, kaq mjaltë të ketë Xheraldina që ish-të dashurat e Ledrit e duan kaq shumë? /Blitz.al/

Shperndaje