Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sant dhe Marly, kur niset me këmbë të mbarë

May 22
16:24 2016

...

...
Picture 1 of 4

Muzikës shqiptare, së fundmi i janë bashkuar edhe dy artistë të rinj. Themi të rinj, jo vetëm në karrierë por edhe në moshë. Sant dhe Marly janë këngëtarët nga Elbasani, të cilët mesa duket po vazhdojnë traditën dhe po ndjekin hapat e artistëve që kanë dalë nga ky qytet, si Bruno dhe Alar Band.

Për Blitz.al miqtë e tyre kanë treguar se Almir Leka ose ndryshe Marly është 19 vjeç dhe i apasionuar pas rrymave Rege, Hip Hop dhe RNB. Kurse Sant (Santilen Mjeshtri) është 20 vjeç dhe që në adoleshëncë ka patur aftësi për të shkruar tekste të ndryshme. Rrymat e tij të preferuara janë Hip Hop dhe Swag.

Sant dhe Marly sapo kanë lançuar këngën e parë me titull “Dalim” dhe duket se ajo po pëlqehet shumë. Kënga është punuar nga producenti Gent Myftaraj dhe i përket rrymës moderne. Gjithashtu, këngëtari Alban Skënderaj është një mbështës kryesor i Marly-t dhe Sant-it. Klipin e kanë realizuar në të njëjtin vend ku ka bërë Albani dhe Elinel klipin “Kam nevojë”. “Dalim”  është nga ato këngë, të cilat i dëgjon një herë dhe më pas i bën vetëm “replay”.

Sant dhe Marly edhe pse janë në hapat e parë dhe ndoshta ende të panjohur për shumicën, kanë një pasion dhe një talent për muzikën moderne. Është e sigurtë që këto veçori  do ti ndihmojnë të ngjitin me sukses shkallët e karrierës muzikore.

Komento
Etiketimet
Shperndaje