Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Samuel L Jackson për ndarjen Jolie-Pitt: Njerëzit janë të lumtur që ajo “shtriga e pabesë” humbi bashkëshortin

Samuel L Jackson për ndarjen Jolie-Pitt: Njerëzit janë të lumtur që ajo “shtriga e pabesë” humbi bashkëshortin
September 26
11:09 2016

Aktori Samuel L Jackson, në një intervistë, ka dhënë opinionin e tij rreth ndarjes së Angelina Jolie dhe Brad Pitt. I pyetur nga një gazetar nëse e konsideron ndarjen pas 12 vitesh të çiftit si të trishtueshme, ai është përgjigjur:

“A është me të vërtetë? Kjo është jeta. Njerëzit jetojnë dhe bëjnë atë që duan. Një pjesë e madhe e Amerikës ende mendon se ajo që Pitt i bëri Jennifer Aniston ishte e gabuar dhe janë gëzuar që ajo “shtriga e pabesë” (Jolie) humbi bashkëshortin e saj.

Por është edhe një grup tjetër njerëzish që e mendojnë si të trishtueshëm faktin e shkatërrimit të një familjeje. Nuk e di pse kjo ngjarje është kthyer në një temë për të gjithë apo pse atyre ua ndjen”,- është shprehur aktori i njohur.

Sipas HollywoodLife, fëmijët e çiftit kanë kontaktuar me babain e tyre, Brad Pitt, të cilin nuk e kanë parë që nga koha kur Angelina paraqiti kërkesën e divorcit. Thuhet se ata ia ndiejnë shumë mungesën dhe prej ditësh po banojnë në një shtëpi në Malibu. Pitt dëshpërimisht po përpiqet të kontaktojë me fëmijët shpesh, por Angelina ia ka ndaluar duke bllokuar telefonatat hyrëse të tij. Një burim është shprehur për Dailymail se Pitt po përpiqet, përmes të atit të Angelinës, Jon Voight, të rregullojë marrëdhënien me të. /Blitz.al/

Shperndaje