Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Samanta Karavello shndërrohet në Marylin Monroe dhe i jep mesazh dikujt…

May 16
23:01 2016

Marilyn Monroe  njihet në mbarë botën si një nga femrat më të bukura të të gjithë kohërave. Ajo ka qenë një burim frymëzimi për shumë vajza jo vetëm për bukurinë por dhe për personalitetin e saj. Nuk kanë qenë të pakta dhe personazhet të njohur shqiptare, të frymëzuara nga imazhi i saj, që janë përpjekur të identifikohen me këtë figurë, duke cituar shprehje të saj apo dhe duke u fotografuar në versionin sensual si në fotot e shumta të Marilyn. Më e fundit është dhë këngëtarja Samanta Karavello e cila pak minuta më parë, ka shpërndarë në Instagram një foto të stilit të Monroe. E veshur me një robdishan të bardhë, Samanta shfaqet tepër sensuale në foto.

“Një vajzë nuk ka nevojë për dikë që nuk ka nevojë për të” -ka shkruar bashkangjitur postit këngëtarja. Të jetë një mesazh për dikë? Samanta është cilësuar gjithnjë si një vajzë e ëmbël  dhe versioni i saj i një Monroe jo-bionde si të tjerat, duket mjaft interesant.

Shperndaje