Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Samanta Karavella dhe Marsela Çibukaj, ofeza të rënda ndaj njëra-tjetrës

Samanta Karavella dhe Marsela Çibukaj, ofeza të rënda ndaj njëra-tjetrës
October 26
23:37 2016

Marsela Çibukaj ka postuar në Facebook një status ku u drejtohet të gjithë këngëtarëve që bëjnë këngë reggea duke thënë se duan të shfaqin vetëm dekoltetë dhe plastikën në videoklipe. Sipas Marselës, kjo nuk është muzikë.

Menjëherë Samanta Karavella i është përgjigjur Marselës nëpërmjet një postimi në Instagram, duke thënë: “Nuk kam dashur t’u kushtoj ndonjëherë rëndësi këtyre statuseve përgjatë gjithë këtyre viteve që depërtoj në muzikën shqiptare, por kur bëhet fjalë për një kolege që ka shprehur vlerësim ndaj vokalit tim dhe dashamirësi ndaj meje nuk mund ta anashkaloj. Do kisha shumë dëshirë të kishe edhe ti suksesin që meriton pa cënuar timin. Nëse mendon se e bën më mirë TREGOJE. Publikun as ta mora, as ma more. Vokali im është vlerësuar nga MJESHTËR të muzikës shqiptare që kur isha vetëm 13 vjeç (ndërkohë askush nuk e njihte emrin tënd). Do ishte më mirë të bëje diçka më me vlerë se të komentoje muzikën e kolegeve të tua, aq më tepër kur je artiste vetë! PEACE”

Edhe pse Marsela nuk ka përmendur emra në statusin e saj, ndër të gjithë këngëtarët që bëjnë këngë reggea duket se Samanta është prekur më tepër. Kjo na bën të mendojmë qē midis këngëtareve mund të ketë “inate” dhe debate të hershme, që u shfaqën sot në rrjetet sociale personale. /Blitz.al/

sam

 

 

Komento
Shperndaje