Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli prindër për herë të dytë, vogëlushja vjen në jetë para kohe

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli prindër për herë të dytë, vogëlushja vjen në jetë para kohe
November 18
17:43 2017

Ata janë të dy aktorë të njohur të ekranit dhe teatrit shqiptar. Salsano Rrapi, aktualisht aktor dhe moderator në programin e humorit “Portokalli” dhe bashkëshortja e tij, Erjona Kakeli, një nga aktoret më të njohura me shumë role në teatër dhe seriale të ndryshme, janë bërë prindër të një tjetër vogëlusheje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Erjona në Instagram-in e saj ku ka ndarë një fotot të duarve të saj, të vajzës së mami dhe të bebit të porsalindur që mesa duket nga shrkrimi bashkangjitur ka ardhur në jetë para kohe. Fatmirësisht nisur dhe nga fjalët e Erjonës dhe urimet, vogëlushja dhe mami i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Shumë urime për Salsanon dhe Erjonën!/Blitz.al/

#nentor #premature #tevegjelmeforcetemadhe ❤️❤️

A post shared by Erjona Kakeli (@erjonakakeli) on

Shperndaje