Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salma Hayek akuza regjisorit: Ai është përbindësh! Weinstien më detyroi të bëja skena seksi me një grua

Salma Hayek akuza regjisorit: Ai është përbindësh! Weinstien më detyroi të bëja skena seksi me një grua
December 14
15:53 2017

Akuzat ndaj regjisorit të njohur Hollywood-ian Harvey Weinstein vazhdojnë të shtohen dita ditës. Salma Hayek në një intervistë të fundit e ka quajtur regjisorin një mostër të vërtetë i cili ia ka bërë për vite me rradhë të vështirë jetën.

“Për vite me rradhë ai ishte përbindëshi im.”,- u shpreh aktorja e cila ka patur një bashkëpunim të gjatë me regjisorin e kanë punuar bashkë për disa filma.  Aktorja e njohur u shpreh se refuzimet e saj të njëpasnjëshme pas kërkesave të tij për masazhe, dush, apo edhe seks, e kanë tërbuar atë pasi nuk e pranonte lehtë një përgjigje negative.  Në vitin 2002 gjatë xhirimeve të filmit biografik “Frida” ku Salma luante protagonisten, Weinsten këmbënguli që ajo të bënte një skenë seksi në lakuriqësi të plotë, me një grua tjetër.

“Nuk u mërzita sepse do të isha nudo me një grua tjetër por sepse po e bëja këtë për Harvey Weinstein.

Dhjetëra gra të njohur  kanë akuzuar Weinstein për ngacmim seksual, dhe shumë të tjerra kanë thënë se ai i ka përdhunuar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje