Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sali Berisha nuk mban lotët: Preket gjatë transmetimit live!

Sali Berisha nuk mban lotët: Preket gjatë transmetimit live!
April 29
13:49 2018

 

Sa herë ju ka ndodhur të shihni liderin historik të të djathtës shqiptare të përlotet në televizion? Me siguri aq sa gishta ka dora e djathtë e njeriut!

Ama, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 Berisha nuk ka mundur t’i mbajë lotët kur i është dashur të flasë për largimin nga forca partiake që themeloi në 1990-ën.

I pyetur për rikthim të mundshëm të tijin në krye të PD-së, Berisha është shprehur i përlotur se epoka Berisha ka përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe largimi i tij është pa kthim pas.

“Thelbi i ekzistencës së një njeriu është lufta për dinjitetin e tij. Në diktaturë kam qenë kalorës në profesionin tim, por problemi im ka qenë dinjteti. Isha kalorës në kardiologjinë time, por përsëri na mungonte dinjiteti.”, – është shprehur Berisha. /Blitz.al/

 

 

Share