Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sali Berisha akuzon Edi Ramën, por fajin e ka Elvana

Sali Berisha akuzon Edi Ramën, por fajin e ka Elvana
August 31
15:46 2016

Në profilin e ish-kryeministrit Berisha në Facebook mund të gjesh pafund postime denoncuese, si dhe akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

Para një ore, Berisha ka postuar një foto ku shfaqet një tren i lyer i tëri me ngjyrë lejla dhe shkruan: “Tani Partia Siçiliste ka dhe trenin e vet mavri! sb”.

Kaq ka mjaftuar që komentuesit të fillojnë akuzat kundër qeverisë.

Ajo që Berisha dhe komentuesit e tij nuk dinë është se ky tren është lyer i tëri me ngjyrë lejla jo nga Partia Socialiste apo Siçiliste, siç e quan së fundmi ish-lideri demokrat, por nga Elvana Gjata.

Burime pranë artistes kanë bërë të ditur për Blitz.al se ajo e ka përdorur këtë tren për videoklipin e saj më të ri, që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, në bashkëpunim me reperat Capital T dhe 2po2. “Lejla” titullohet bashkëpunimi dhe është kjo arsyeja se pse treni ka atë ngjyrë.

Një përgjigje për pyetjen “Pse lejla?” na e ka dhënë vetë Elvana në një postim në Instagram, ku thotë se kjo është ngjyra e besnikërisë, e pasurisë, e luksit, e pasionit, e romancës dhe e ndjeshmërisë. Një përgjigje më të plotë do ta marrim kur të shohim klipin. /Blitz.al/

 

 

Etiketimet
Shperndaje