Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sakrifica që ka bërë Juliana Pasha për Armando Sadikun

Sakrifica që ka bërë Juliana Pasha për Armando Sadikun
June 21
15:09 2016


Golshënuesi i Kombëtares sonë në ndeshjen Shqipëri-Rumani, Armando Sadiku është kthyer tashmë në një nga personazhet më të përfolur dhe më të dashur nga shqiptarët. Të gjithë do të bënin thuajse gjithçka,  për të prekur sadopak fanellën e tij dhe një nga këta është edhe këngëtarja Juliana Pasha.

Ajo ka postuar në Instagram pak minuta më parë një foto ku shfaqet pranë një fanelle “gjigande”, duke bërë me duar shenjën e shqiponjës.

“Kam bërë rrugën deri në Elbasan për të patur këtë kujtim pranë bluzës që na solli fitoren”, – shkruan këngëtarja 36 vjeçarja në përshkrimin e fotos.

Eh, fundja, kush nuk do ta bënte një sakrificë të tillë për fanellën e atij që na entuziasmoi mbrëmjen e 19 Qershorit.

Shperndaje