Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saint West prezantohet për paparazz-ët

Saint West prezantohet për paparazz-ët
May 09
18:42 2016

Një gjë pozitove që ne fituam nga pushimet e Kardashian-ëve në Kubë ishte dalja e parë publike e vogëlushit Saint West.

Teksa Kim, Kayne dhe North po lëviznin nga makina për në hotel, fotografët kanë arritur të shkrepin foto të Saint-it, veshur me të bardha dhe zbathur, në krahët e babait të tij, Kayne West.

Tani mund të shpresojmë që pas shfaqjes në Kubë, pjesëtari më i ri i klanit Kardashian mund të shfaqet në reality show-n më të famshëm në SHBA, “Keeping Up With The Kardashians”.

Saint West erdhi në jetë në 5 dhjetor të 2015-ës, duke u bërë kështu fëmija i dytë i ciftit Kim Kardashian dhe Kayne West.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje