Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Kodra: “Për 5 milionë euro do të bëja burg. Nuk e kam gjuajtur Eni Shehun”

Saimir Kodra: “Për 5 milionë euro do të bëja burg. Nuk e kam gjuajtur Eni Shehun”
July 01
23:04 2016

Mbrëmjen e sotme, emisioni “Zonë e Lirë” është ndryshe nga herët e tjera në format, duke qenë se është puntata e fundit e sezonit. Në një studio të improvizuar në ambient të jashtëm, Arian Çani ka ftuar një sërë figurash publike. Dy ndër ta janë edhe moderatorët e emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj.

Ndërkohë që dy djemtë kanë nisur të flasin mbi ndjesitë e tyre të mira që arrijnë të denoncojnë fenomene sociale si ajo e dhunës së fëmijëve në kopsht, Çani e pyet Saimirin nëse ai do të pranonte të futej në burg për 5 milionë euro. “Do të futesha në burg për 5 milionë euro sepse janë shumë para. Imagjinoni 3 vite burg, 1 vit e gjysmë hiqet kur pranon fajin, disa muaj të tjerë hiqen për sjellje të mirë, pra përfundon me pak muaj burg dhe 5 milionë euro në xhep”,– ka thënë Kodra.

Gjithashtu, i pyetur nga Çani për një konflikt midis tij dhe gazetarit Eni Shehu, fotot e të cilit u publikuan në portale online ku ai kishte shenja dhune në fytyrë, Saimir Kodra i ka mohuar duke thënë se ai nuk e ka gjuajtur Shehun. Sipas tij, fotografitë që u publikuan nëpër media kanë qenë të kohëve më parë dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje me konfliktin që ata patën. “Eni hyri në një bisedë timen që nuk i takonte dhe patëm një debat me fjalë, por vetëm kaq”, – ka përfunduar fjalën e tij Saimiri.

Komento
Shperndaje