Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sadije Berisha, gati të sjellë librin me copëza nga jeta e saj

Sadije Berisha, gati të sjellë librin me copëza nga jeta e saj
November 30
10:57 2016

Pak kohë më parë, Sadije Berisha ishte në Tiranë pasi asistoi në dasmën mbretërore të princit Leka dhe Elias. Sigurisht, sa herë Sadije Berisha fluturon nga Suedia drejt Shqipërisë, kjo shoqërohet me shumë bujë mediatike, më së shumti për faktin se historia e saj e dashurisë me djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzenin, ka qenë një nga më të komentuarat nga publiku dhe ndonëse ata të dy kanë jetë komplet të ndara nga njëri-tjetri, kurioziteti mbetet i madh.

Së fundi, Sadije Berisha, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka thënë se është në pritje të librit të saj të dytë, pas të parit që ka qenë me receta gatimi.

“Po përgatis librin tim të dytë, i cili këtë herë do të jetë një roman. Është historia e një vajze të vogël emigrante, e cila ka qenë një fëmijë i padëshiruar që në lindje. Do ta publikoj në Suedi, ndaj dhe libri do të jetë në suedisht, pastaj, nëse ndonjë shtëpi botuese do të dëshironte që ta përkthente dhe ta botonte në shqip, kjo mbetet për t’u parë. Shpresoj shumë që vitin tjetër libri të jetë në treg. Disa pjesë të librit janë frymëzuar nga jeta ime, por siç thashë, vetëm disa pjesë nga libri. Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar, është brenda këtij libri. Unë shpresoj shumë që të jetë një vepër fuqizuese dhe frymëzuese për femrat, edhe pse mendoj se për disa femra do t’ia vlejë që edhe thjesht ta lexojnë”, – ka thënë ajo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje