Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sabri Fejzullahu për “Thumb”: Ai profil në Instagram nuk është i imi!

Sabri Fejzullahu për “Thumb”: Ai profil në Instagram nuk është i imi!
September 24
20:56 2016

Këngëtari i njohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu, u vendos në qendër të vëmendjes javët e kaluara për shkak të komentit që i bëri Adelina Ismajlit.

Fejzullahu ka reaguar me anë të një videoje për emisionin e së shtunës në “Top Channel”, për të gjithë këtë ngjarje.

Ai ka treguar se ai profil në Instagram nuk është i tij dhe për të është katastrofale: “Më ka prishur shumë punë sepse ai është njeri i pashkolluar. Fjalori është shumë ndryshe nga ai imi. Unë nuk shprehem ashtu dhe ai flet gjëra që nuk i them unë. Është katastrofë!”

Sabri Fejzullahu ka bërë të ditur se e ka mbyllur 3-4 herë profilin, por personi e ka rihapur. Ai bën thirrje që të gjithë ndjekësit e tij ta raportojnë këtë profil në Instagram. /Blitz.al/

Shperndaje