Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa ka kushtuar në të vërtetë unaza që Justin Bieber i ka dhuruar të fejuarës së tij?

Sa ka kushtuar në të vërtetë unaza që Justin Bieber i ka dhuruar të fejuarës së tij?
July 13
17:36 2018

Fejesa e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin ka qenë një nga lajmet më të diskutuara kohët e fundit. Angazhimi tyre ishte diçka e papritur për shumë nga fansat madje edhe kur kudo u shpërndanë fotot e modeles me unazën e fejesës. Por sa ka kushtuar në të vërtetë unaza që Bieber i ka dhuruar të fejuarës së tij?

Justin pas një muaji që dilnin i propozoi Hailey-t për fejesë duke i dhuruar një unazë diamanti e cila mendohet të ketë kushtuar shumë.
Thuhet se Bieber-it i ka kushtuar rreth gjysmë milioni kjo unazë e cila e vlerësuar nga projektuesi i bizhuterive Jack Solos, të paktën aq sa mund të vërehet nga fotografitë është deri në 10 karat. Mesa duket Jack e takoi Justin në hotelin në të cilin ai po rrinte për t’ja dorëzuar unazën menjëherë përpara se këngëtari dhe Hailey të niseshin për pushime në mënyrë që propozimi tv ishte një surprizë. Epo për dashurinë ia vlen të harxhosh para!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje