Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa herë ka qenë çift Flori Mumajesi?

Sa herë ka qenë çift Flori Mumajesi?
October 11
11:25 2016

Nëse ju teket ndonjë ditë të fikni kasetofonin e makinës dhe të hyni në Youtube e të shkruani Flori Mumajesi, duke i lënë këngët e tij të “play-ohen” vetë ose edhe më thjesht, duke pasur një CD me këngët e tij në makinë, mund të përjetosh shumë gjendje emocionale njëherësh. Me Florin mund të qash, të qeshësh, të ndihesh i vlerësuar, i dashuruar, i lënë pas dore, mund të kërcesh dhe më e rëndësishmja kupton që i di edhe të gjitha tekstet e këngëve dhe mund të ndihesh edhe këngëtar/e.

Flori ka shumë bashkëpunime në karrierën e tij si artist, por ne do të fokusohemi te këngët në të cilat ai vjen në duet me këngëtaret femra. Duke qenë se jetën e tij personale ka dashur ta mbajë larg vëmendjes së mediave, partneret që i njohim janë ato në muzikë. Ky është Flori Mumajesi, gjysma tjetër e shpirtit të një kënge çift…

 

Etiketimet
Shperndaje