Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ryan Reynolds zgjedh ta surprizojë bashkëshorten e tij në këtë mënyrë…

Ryan Reynolds zgjedh ta surprizojë bashkëshorten e tij në këtë mënyrë…
May 09
12:02 2016

Dita ndërkombëtare  e nënës duket se ka bërë të ndjeshëm shumë personazhe të njohur. Ndjenja e dashurisë dhe romanticiteti ka përfshirë edhe aktorin  Ryan Reynolds, i cili do t’ju habisë nga  urimi i tij i thjeshtë, por domethënës.

Por  me çfarë e ka surprizuar ai bashkëshorten e tij, aktoren Blake Lively? Mendoni ndoshta me ndonjë  jaht, makinë apo dhuratë të shtrenjtë ? Gaboheni, ai i ka qëndruar besnik traditës së kësaj dite, duke i dhuruar lule  bashkëshortes. E veçanta e dhuratës së tij nuk qëndron te vlera në para, por te përzgjedhja e duhur e buqetave. Nëse shihni larmishmërinë dhe bukurinë e tyre, do vërtetoni se Ryan me të vërtetë është një mashkull me shije të mirë.

Lively e ka postuar foton e dhuratës në Instagram-in e saj, duke uruar njëkohësisht nënën dhe motrën e saj, e nuk ka harruar të falënderojë bashkëshortin.

“Gëzuar ditën e nënës, sidomos dy nënave më të mira që unë njoh: mami dhe motra. Faleminderit Rayn! Kkjo është dita më e bukur e nënës që kam përjetuar ndonjëherë!”-ka shkruar 28-vjeçarja.

Shperndaje