Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ryan Reynolds tregon se e ka dashur Blake Lively-n që në takimin e parë, por aktorja nuk mendon kështu

Ryan Reynolds tregon se e ka dashur Blake Lively-n që në takimin e parë, por aktorja nuk mendon kështu
November 16
11:37 2016

Ryan Reynolds ka zbuluar momentin e parë kur ai dhe Blake Lively janë takuar. Ryan Reynolds ka treguar se ai e dinte që Blake Lively ishte e duhura që në takimin e parë. Në një intervistë për “GQ”, Reynolds ka rrëfyer se ai e dinte që Blake ishte shpirti i tij binjak menjëherë pas seksit të parë. Kjo mund të ketë ndodhur madje që në takimin e parë, pasi ata kanë fjetur bashkë atë natë.

“Ne kishim dalë në një restorant në “Tribeca”. Ishte vonë dhe një këngë po luhej në sfond. E ftova të kërcenim. Në një moment gjatë kërcimit mendoja me vete sikur po kaloja limitin. Pastaj shkova në shtëpinë e saj. Besoj se nuk është e nevojshme të shpjegoj se çfarë ndodhi më tej”,- ka thënë aktori.

Por duket se ky takim nuk ka lënë përshtypje të njëjtë tek aktorja.

“Ai takim shkoi mirë për të. Ne ishim miq të mirë shumë kohë më parë dhe njiheshim si të tillë. Shpesh mendonim dhe pyesnim njëri-tjetrin se kush mund të ishte i duhuri për secilin. Derisa më në fund thamë: “Ua, ne mund të dalim!”- është shprehur Lively.

Çifti filloi të dalë në vitin 2011. Ata u martuan në 2012-n dhe kanë dy vajza./Blitz.al/

Komento
Shperndaje