Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ryan Reynolds dhe bashkëshortja e tij kanë një kontradiktë mes tyre. Ja për çfarë bëhet fjalë…

Ryan Reynolds dhe bashkëshortja e tij kanë një kontradiktë mes tyre. Ja për çfarë bëhet fjalë…
September 02
13:22 2016

Ryan Reynolds flet shpesh për shtatzëninë bashkëshortes së tij Blake Lively, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, pas vajzës James.

Këtë herë, aktori ka treguar se i pëlqen natyra dhe nuk mund t’i rezistojë tundimit për eksplorimin e saj. I pyetur në qoftë se Blake e shoqëron atë në udhëtimet në natyrë ai ka thënë:

“Gruaja ime tani është shtatzënë, kështu që nuk mund të ecë shumë gjatë, por as pas lindjes nuk do të më shoqërojë sepse më thotë që i duhet kohë për rikuperim. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pas lindjes së vajzës”.

Pavarësisht kësaj, ai është shumë i lumtur që do të bëhet baba për herë të dytë dhe thotë se fëmijët janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë dikujt./Blitz.al/

Komento
Shperndaje