Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ryan Gosling: “Amerikës i nevojitet një presidente femër”

Ryan Gosling: “Amerikës i nevojitet një presidente femër”
June 03
19:48 2016

Ryan Gosling nuk ka frikë të tregojë dashurinë e tij të madhe për seksin e kundërt.  Në një intervistë në revistën ES, babi i dy vajzave me Eva Mendes thotë se femrat janë superiore.

“Mendoj se gratë janë më të mira. Ato janë më të forta dhe këtë do ta kuptoni ju që keni vajza dhe i shihni ato në fazat e hershme, duke ecur me hapa të mëdhenj. Unë mendoj se Amerika ka  nevojë për një femër presidente, sepse ato janë të forta dhe mund të rregullojnë çdo gjë. Jam rritur nga nëna dhe motra ime dhe mendoj se femrat janë shumë të afta”.

Sipas tij, është koha që burrat të ndiejnë ekspozimin e femrave në një mënyrë të rregullt.

Gosling dhe Mendes kanë mbrojtur vajzat e tyre nga media dhe kanë mbajtur të fshehtë shtatzëninë e Evës.  Por ai ka thënë se nuk e dinte kurrë se jeta mund të të jepte një kënaqësi të tillë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje