Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Russell Crowe largon me dhunë Azealia Banks nga hoteli

Russell Crowe largon me dhunë Azealia Banks nga hoteli
October 17
14:58 2016

 

Mbrëmja e kaluar nuk ka qenë shumë e këndshme për reperen Azealia Banks.

Ajo ka qenë nën shoqërinë e Wu Tang Clan, një reper dhe regjisor kinez, në një festë në Beverly Hills, ku ka shfaqur sjellje jo të mirë karshi të ftuarve të tjerë. Kulmi arriti kur reperja amerikane filloi të tallej me përzgjedhjet muzikore të aktorit Russell Crowe dhe ta quante “një burrë i bardhë i mërzitshëm”.

Kur një e ftuar mbrojti Crowe, përgjigjja e Banks ishte: “Do të të pëlqente të thyeja këtë gotë, t’jua ngulja në fyt dhe gjaku të derdhej kudo si filmat e Tatantinos?”. Të pranishmit aty kanë rrëfyer se Azealia kishte rrëmbyer një gotë dhe ia kishte drejtuar vajzës, por në atë çast Crowe ishte afruar dhe e kishte larguar me forcë nga hoteli.

“Do të doja të kisha njeri ta rrihte atë në vendin tim”, – shkruan reperja në një status në Twitter, por pas disa orësh e fshiu. /Blitz.al/

Shperndaje