Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rudina Magjistari: Mbajeni gjithmonë gjallë fëmijën brenda jush!

Rudina Magjistari: Mbajeni gjithmonë gjallë fëmijën brenda jush!
February 27
14:15 2017

Moderatorja Rudina Magjistari e ka nisur këtë javë plot ngjyra.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto pasi ka bërë manikyr dhe ka pikturuar në thonjtë e saj personazhe vizatimore. Madje, Rudina ka edhe një mesazh mjaft domethënës për të gjithë ndjekësit e saj.

“Mbajeni gjithmonë gjallë fëmijën brenda jush! Ju uroj një javë solare”,- shkruan ajo.

Tani që moderatorja është nënë e një vajze të vogël, mund ta ndjejë edhe më shumë fëmijën brenda saj teksa kalon kohën e luan me të. Vogëlushja është shkaku kryesor që e afron edhe më shumë mami Rudinën me fëmijërinë.

Është e vërtetë që ky dizajn i jep dorës një larmishmëri ngjyrash dhe çdokush thellë në vetvete mund të ndihet sado pak fëmijë./Blitz.al/

Shperndaje