Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rudina Magjistari: Kjo është një nga eksperiencat e rralla…

Rudina Magjistari: Kjo është një nga eksperiencat e rralla…
October 26
11:12 2016

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, zgjedh shpesh rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit pjesë nga karriera dhe jeta personale. Këtë herë ajo na ka kthyer pas në vite, pikërisht në fillimet e saj në TV Klan, në vitin 2003. Rudina prezantonte një spektakël të titulluar “Maratona e këngës”, i cili solli një frymë të re të përpunimit të këngëve popullore shqiptare në versionin modern.

Mesa duket, përfshirja e saj në spektakël dhe kontakti me muzikën e bëri moderatoren të provojë një eksperiencë të re dhe të rrallë, siç e quan edhe ajo vetë në postimin që ka bërë në Instagram. E nëse do t’i referoheshim pamjes, ka ndryshuar vetëm ngjyrën e flokëve (tani është më bionde). Pas 13 vitesh është po e njëjta Rudinë që shohim edhe sot, pasditeve në Klan.

 

Miremengjes! #tbt #2003 nje nga eksperiencat e mia te rralla ne kenge 😀

A video posted by Rudina (@rudinamagjistari) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje