Blitz

 Breaking News

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku do të martohen!

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku do të martohen!
January 24
18:15 2020

Rudina Dembacaj, aktorja dhe njëkohësisht moderatorja e njohur ishte e  ftuar tek “Rudina” në Tv Klan.

Në 6 Janar të këtij viti, Rudina zyrtarizoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, duke njoftuar që ata janë jo vetëm partnerë në biznes, por dhe në jetë.

“Unë dhe Marku në ditën e dytë të vitit bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe unë e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Nuk ia lejoja dot vetes këtë gjë, nuk kam pse ta fsheh dashurinë. Fati deshi që unë njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë me njëri-tjetrin, sa pse duhet unë ta fsheh këtë gjë? Nuk është fare e vështirë të njihen dy veriorë, njëri në art, tjetri në politikë. Jemi njohur prej kohësh, absolutisht nuk e kishim menduar ndonjëherë të kishim një marrëdhënie. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë. Pas kësaj humbjeje ndoshta ishte dhe situata delikate për jetën e tij. Sigurisht unë isha një vajzë single, grua single, edhe ndodhi që u dashuruam, s’kishim pse ta fshihnim më”.

 

Rudina shtoi se me Markun është e dashuruae kokë e këmbë dhe po planifikojnë të martohen!

Share