Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrihet sepse i ngjan aktorit të njohur. Aktori i dërgon mesazh

Rrihet sepse i ngjan aktorit të njohur. Aktori i dërgon mesazh
April 29
10:52 2016

Javën e kaluar, Mario Licato, regjisor, u gjuajt me grusht nga një person i panjohur teksa po dilte nga metroja lindore e New York-ut. Dhe e vetmja gjë që mundi të dëgjonte ishin fjalët: “Kjo sepse dukesh njësoj si Shia LaBeouf”.

Pak ditë pas incidentit, Licato mori një mesazh nga vetë Shia, i cili i thotë: “Hej, jam Shia LaBeouf…Sapo lexova një artikull ku thuhej se ishe goditur sepse ngjaje me mua? Ta shpif! Më vjen shumë keq , por të kuptoj. Më ka ndodhur edhe mua kështu. Do të doja shumë të isha në New York tani që të të sillja pak supë… Nuk di ç’të them! Njerëzit janë thjesht të çmendur! Pse? Sepse ngjaje si unë?

Ky është numri im dhe mos ia jep askujt. Të lutem, të lutem më telefono! Sigurisht, nëse do mund të flasim nëpërmjet chat-it. Edhe njëherë, jam Shia LaBeoulf, djali prej të cilit u godite dhe më vjen keq për këtë gjë. Mbaje kokën lart”, – ka përfunduar mesazhin aktori i të “Transformers”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje