Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperët shqiptarë në zi për vdekjen e mikut të tyre

August 13
23:06 2016

Ditën e sotme ka humbur jetën një anëtar i grupit TBA, Jetnis Dollapi, si pasojë e një aksidenti me motor. Me dhimbjen e familjarëve dhe të afërmve të tij janë bashkuar edhe disa prej reperëve shqiptarë.

Jetnisi ka qenë i njohur në grupet e hip hop-it dhe ka pasur lidhje me disa këngëtarë. Ai ishte pjesëtar i TBA-së, që njihet ndryshe si banda e Stresit, i cili ka vendosur të  shpërndajë në Instagram disa prej momenteve që ka kaluar me Jetnisin. Gjithashtu edhe Ghetto Geasy e Cozman janë bashkuar në dhimbjen për vdekjen e mikut të tyre dhe nëpërmjet një postimi  në Instagram kanë shprehur ngushëllimet për të. /Blitz.al/

Shperndaje