Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi rrëqethës i Demi Lovato-s: “Nuk mund të rezistoja asnjë orë pa konsumuar kokainë”

Rrëfimi rrëqethës i Demi Lovato-s: “Nuk mund të rezistoja asnjë orë pa konsumuar kokainë”
May 21
12:16 2016

E kaluara është diçka për të cilën nuk duhet pasur turp.

Kështu mendon edhe Demi Lovato, e cila ka folur rreth viteve kur ishte e varur nga substancat narkotike.

“Ishte një makth i vërtetë! Unë isha si ata personat që thonë tërë kohës: “Nuk më plas fare për të tjerët”. Edhe këtë e përdorja si një justifikim për çfarëdo lloj gjëje që bëja. Shkurt: isha personi më i keq me të cilin mund të punoje. Madje arrita deri aty sa t’u thosha prindërve të mi, të cilin punonin me mua: “Mos u përpiqni të më ulni sepse unë ju mbaj me para”. Kulmi arriti kur nuk mund të qëndroja qoftë edhe një orë të vetme pa konsumuar kokainë”, – është shprehur Lovato për “Refinery 29”.

Pavarësisht kësaj, Demi arriti ta fitonte luftën kundër varësisë ndaj lëndëve narkotike. Ajo dhuron vazhdimisht para për klinikat e rehabilitimit dhe turneu i saj botëror është në funksion të këtij qëllimi. Nuk e meriton një BRAVO të madhe?

Komento
Etiketimet
Shperndaje