Blitz

 Breaking News

Rrëfimi i sinqertë i këngëtarit Bojken Lako: Si arrita t’i mbijetoj varësisë nga droga

Rrëfimi i sinqertë i këngëtarit Bojken Lako: Si arrita t’i mbijetoj varësisë nga droga
January 25
09:51 2020

Këngëtari i njohur Bojken Lako ishte i ftuar në emisionin “Historia ime”, ku ka bërë një rrëfim frymëzes për këdo që është i varur nga lëndët narkotike.

Bojkeni dikur ka enë një konsumues i lëndëve narkotike. Lufta për t’ja dalë ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

Ai ka nisur t’ia ndalojë vetes duke parë pasojat e saj, pasi shumicën e kohës nuk mund të ishte i kthjellët në mendime.

“Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje.”- rrëfeu hapur Bojken Lako.

Këngëtari bën të ditur se ka hequr dorë nga droga në vitin 2004, ndërsa tregon se prej një viti nuk konsumon më as alkool.

Bojkeni u shpreh se doli nga kjo rrugë e keqe në vitin 2004, ndonëse thotë se ka njerëz që ende mendojnë se është konsumues i lëndëve narkotike.

“Kam që në vitin 2004 që nuk përdor, nuk më besojnë. Ndonjëherë tallem unë me njerëzit që nuk më besojnë dhe nuk tentoj që të vazhdoj ta kuptojë dikush që kam që në 2004-n. “Ndonjë gjë e pi ky”, thonë”, ka treguar këngëtari i ‘rock’-ut.

Share