Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi i parë i Demi Lovato-s pas shtrimit në spital si pasojë e mbidozës sapo preku të gjithë fansat!

Rrëfimi i parë i Demi Lovato-s pas shtrimit në spital si pasojë e mbidozës sapo preku të gjithë fansat!
August 06
09:23 2018

Demi Lovato ende është nën regjim spitalor pasi një javë më parë yllit të Hollyëood-it iu desh të përballej me një sfidë për jetën pasi ajo kishte konsumuar drogë, çka e bëntë t’i rikthehej vesit të saj pas 6 vitesh që ishte përpjekur të qëndronte e pastër.

Pa dashur t’i japë eksklusivitetin ndonjë gazete apo televizioni, Demi ka ndarë një letër të hapur në rrjete sociale për të gjithë ku sqaron të vërtetën e çfarë do të ndodhë me të në vijim.

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Kam qenë gjithmonë transparente për rrugëtimin tim e varësinë ndaj drogës. Çfarë kam mësuar nga kjo sëmundje është se nuk mundet të zhduket apo largohet papritmas prej meje. Është diçka për të cilën unë duhet të luftoj e ende nuk ja kam dalë.

Falenderoj Zotin që më mbajti gjallë dhe mirë. Për të gjithë fansat e mi, ju jam gjithmonë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj jave shumë delikate dhe gjithë jetës time në përgjithsi. Komentet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar të qartësohem në këtë moment të vështirë.

Dua të falenderoj familjen time, skuadrën time, stafin e spitalit që kanë qenë krah meje gjithë kohës. Pa ata, s’do ishte e mundur ta shkruaja këtë letër të hapur për të gjithë.

Tani më duhet kohë që të shërohem e të shtroj rrugën drejt përmirësimit. Dashuria që më keni dhënë, nuk do të shkojë dëm. Mezi pres ditën kur të vij tek ju e ndryshuar.

Do të vazhdoj të luftoj,

Demi” – ka përfunduar ajo letrën e saj në Instagram.

Është e kotë të themi se fansat e saj janë prekur nga ky rrëfim, duke qenë se diçka e tillë ishte e pritshme. Letra e Demi-t po shpërndahet me shpejtësi në të gjitha mediat duke bërë që kjo e fundit të jetë një frymëzim për të gjithë ata që po kalojnë të njëjtën situatë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje