Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfen Sia: “Nuk dua të performoj më, por …”

Rrëfen Sia: “Nuk dua të performoj më, por …”
July 25
13:04 2016

Në pamje të parë, Sia duket sikur ka çdo gjë në vijë, por në të vërtetë ndodhin shumë gjëra brenda parukes së famshme.

Këngëtarja e “Cheap Thrills” ka treguar se performanca në “Goodmorning America” nuk ishte momenti më i bukur i jetës së saj.
“Nuk më pëlqen të performoj”, – ka treguar këngëtarja 40-vjeçare. “Kam shumë frikë”.

Ajo ka treguar se ngjitet në skenë vetëm për t’i bërë njerëzit të lumtur. “Kam qarë me të madhe në dhomën e zhveshjes. Ndërkohë me vete po thosha: ‘Nuk do të mund ta arrij atë notë të lartë dhe dua që të gjithë ta pëlqejnë”.

Pavarësisht kësaj, vokali, parukja, koreografia dhe produksioni  bënë që Sia të shkëlqente në GMA, performancën e së cilës e gjeni më poshtë:

Shperndaje