Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Victoria Beckham: “Me David ishte dashuri me shikim të parë, madje isha tapë”

Rrëfehet Victoria Beckham: “Me David ishte dashuri me shikim të parë, madje isha tapë”
September 02
10:38 2016

Shumë njerëz flasin për dashurinë me shikim të parë, disa e besojnë ndërsa të tjerë e quajnë të pamundur. Megjithatë, Victoria Beckham është një prej atyre yjeve që e ka përjetuar këtë dhe është sot lumturisht e martuar me David Beckham.

Në një intervistë për “Vogue UK”, Victoria ka treguar disa detaje më tepër për ditën kur ka njohur bashkëshortin e saj. “Po, dashuria me shikim të parë ekziston. Mua më ndodhi në një mbrëmje të skuadrës Manchester United, isha nën efektin e alkoolit ndaj dhe shumë gjëra nuk i mbaj mend, por kujtoj mjaft mirë që zemra më rrahu fort…”, – ka treguar ajo.

“Ndërkohë që djemtë e tjerë po festonin duke pirë me njëri-tjetrin, David po qëndronte në shoqërinë e familjarëve të tij. Dhe ai kishte një buzëqeshje aq të bukur! Mendova pastaj se sa e lidhur jam edhe unë me familjarët e mi dhe menjëherë m’u duk se gjeta shpirtin binjak”, – është shprehur Victoria Beckham.

Pas 17 vitesh martesë dhe 4 fëmijësh së bashku, Victoria dhe Beckham duket se e bënë realitet përrallën e tyre të dashurisë. /Blitz.al/

Shperndaje