Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet reperi shqiptar: ‘E Dehun’ e Era Istrefit ishte për mua, trendin e remake-ve e nxorra unë!

Rrëfehet reperi shqiptar: ‘E Dehun’ e Era Istrefit ishte për mua, trendin e remake-ve e nxorra unë!
April 21
17:30 2019

Gent Fatali në disa prej klipeve të tij ka përdor disa fraza të këngëve të vjetra, duke bërë kështu remake të tyre. Tashmë të gjithë e dimë se këto remake janë kthyer në një trend dhe rezultojnë të suksesshëm.

Një ndër personazhet e ftuar në emisionin “Thumb” në Abc Neës ka qenë pikërisht Gent Fatali, ku është pyetur nga gazetarja për frazat e “Bella ciao” dhe “Jam deh me raki” që ka përdorur në kënët e tij.

Por nëpërmjet përgjigjes së tij Genti n aka zbuluar diçka që nuk e dinim. Ai e ka filluar këtë trend, që është përhapur tani kaq shumë.

“Sa i përket remake-ve kam pas qejf ti bëja shumë herët, edhe njerëzit nuk e dinë ama unë kam qenë i parë që e kam bërë këngën e Era Istrefit  “E dehun” është ideja ime për atë këngë. Ka qenë këngë e imja por nuk ka dalë siç kam dashur, më pas Mixey ka thënë t’ja japim Erës se e ka pëlqyer dhe e ka kënduar Era”.- ka rrëfyer reperi për mikrofonin e Thumb.

I ngacmuar nga gazetarja për faktin se ajo nuk do ta bënte diçka të tillë, Genti është shpehur.

“Nuk ka dalë aq mirë për mua dhe Erën e kam pas e e kam shoqe prandaj nuk ka patur problem”.

Mesa duket Era dhe Genti i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre, pasi rikujtojmë se dikur kanë patur debat për këngën “Shumë pis” që Era e këndoi me Ledrin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje