Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Renato Mekolli: Ja ku do të më shihni që prej shtatorit

Rrëfehet Renato Mekolli: Ja ku do të më shihni që prej shtatorit
August 18
21:49 2016

Renato Mekolli, që jemi mësuar ta ndjekim në programin “MasterChef Albania” në Top Channel, nuk është vetëm një nga kuzhinierët më të mirë që ka Shqipëria, por edhe një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku. Por mesa duket ka ardhur koha që Renato të largohet nga emisioni “MasterChef” për një eksperiencë të re.

Përpara pak minutash, me anë të një postimi në Instagram, ai ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se që prej shtatorit do të mund ta shohin në emisionin “Dance with me” në Tv Klan. Këtë lajm, shefi i kuzhinës e ka dhënë bashkangjitur një videoje të shkurtër nga prapaskenat e “MasterChef”. Poshtë videos ai ka shkruar: “Arkiva e Renato Mekollit nga “MasterChef Albania” kur prapaskenat shoqëroheshin me kërcim… Dhe pas 3 vjet ftesash në “Dance with me” dhe “Dancing with the stars”, thashë PO më në fund! Nga shtatori në Tv Klan, aty do të takohemi bashkë. Dhe ju dua të gjithëve si ditën e parë në “MasterChef Albania!”” – ka përfunduar Mekolli.

Ne i urojmë suksese në këtë rrugëtim të ri dhe presim me padurim ta ndjekim Renaton në rolin e konkurrentit duke marrë parasysh faktin se në “MaterChef”  ka qenë një shef mjaft i rreptë në vlerësimin e kuzhinierëve të rinj! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje