Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet moderatorja shqiptare: Burrin doja t’ja rregulloja shoqes sime, por u martova vetë

April 25
09:15 2018

Ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar moderatorja e njohur e “Bardh e Zi” Ornela Gaçe.

Ajo na ka treguar njohjen dhe marrëdhënien me bashkëshortin si dhe jetën e saj familjare.

“Unë me Rezeartin jemi njohur nëpërmjet një shokut tim të ngushtë. Kur shoqja ime kishte dasmën mua më duhej një partner dhe ky tha të shoqëroj unë. Unë kisha menduar që Rezeartin t’ia bëja shoqes time të ngushtë dhe se kisha menduar se mund të ishte burri im dhe kur e pashë që u tregua i gatshëm të më shoqëronte në dasmë fillova ta shoh ndryshe.

Dasma jonë ka qenë e çmendur. Kam bërë edhe ritin e heqjes së “shiritit” nga këmba ime në dasmë. Ishte një moment i çmendur dhe gjithë fisi më shikonte dhe thonin: Po kjo çfarë po bën tani? Nxorri gjithë atë pjesë të këmbës aty… Por, shoqëria më ka bërë gjithë dasmën dhe do të mbahet mend gjatë”.- ka rrëfyer Ornela.

Epo nuk është hera e parë, që marrëdhëniet nisin në këtë mënyrë. Ornela ka një vajzë 7 vjeçare nga martesa e saj,./Blitz.al/

Komento
Shperndaje