Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet koreografi Llaqi Nako: “Nusja e Albit nuk duhet të jetë balerinë!”

Rrëfehet koreografi Llaqi Nako: “Nusja e Albit nuk duhet të jetë balerinë!”
May 13
20:28 2019

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar koreografi i njohur Llaqi Nako. Mes shumë pyetjeve të fëmijëve sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet për djalin e tij koreografin Albi Nako.

Nisur nga fakti që Albi dhe Llaqi janë balerinë, Alba (vajza e tij) piktore dhe bashkëshortja ekonomiste, një nga vogëlushet e ka pyetur Llaqin se çfarë profesioni do të donte të kishte nusja e djalit të tij.

“Duke qenë vetë balerinë nuk dua që nusja e Albit të jetë balerinë”- është shprehur Llaqi duke treguar se nuk do të dëshironte për faktin se e njeh mirë këtë profesion.

Gjithashtu ai ka treguar më tej, se Albi nuk ka ngelur pa nuse, thjesht e ka vetë në dorë se kur dëshiron të krijojë familje.

Komento
Shperndaje