Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Kim Kardashian: “Unë i inkurajoj vajzat të jenë të sinqerta edhe për seksualitetin e tyre”

Rrëfehet Kim Kardashian: “Unë i inkurajoj vajzat të jenë të sinqerta edhe për seksualitetin e tyre”
August 16
12:31 2016

Kim Kardashian bëri bujë disa ditë më parë pasi u tha ndjekësve të saj se nuk është feministe. Por duke qenë se këta të fundit filluan ta ofendonin, ajo ka vendosur të shpjegohet.

“Unë i dua femrat që ngrihen në karrierë dhe sigurisht njerëzit e kuptojnë që unë jam feministe. Unë punoj fort, kam paratë e mia, kam vetëbesim për trupin tim dhe përpiqem të jem e hapur edhe në çështje seksuale. Por pse duhet të më vënë një etiketë e të quhem feminist?” – ka thënë ajo.

Kim ka treguar se asaj nuk i pëlqejnë këto kategorizimet si “feministe”, “jo feministe”, sepse krijojnë ndasi midis njerëzve që në fakt duhet të kenë objektiva të njëjta dhe të punojnë bashkë për t’i arritur.

“Ndasitë në kategori krijojnë urrejtje. Unë nuk dua të ketë urrejtje. Dua të shpërndahet vetëm dashuri”, – ka përfunduar ajo.

Shperndaje