Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Alban Ramosaj: Do të shkoj në Hollywood për t’u bërë aktor!

Rrëfehet Alban Ramosaj: Do të shkoj në Hollywood për t’u bërë aktor!
September 19
20:39 2016

Është duke u transmetuar ne Tv Klan puntata e dytë e sezonit të ri të një prej emisioneve më të ndjekur të momentit, “Dance with me”. Ky program, më tepër se vendos dyshet e personazheve publike në garë kërcimi, prodhon gjithnjë lajm për atë çka këta të fundit diskutojnë në skenë; shpesh me tone të ngritura dhe mosmarrëveshje, disa herë të tjera me debate dhe ngacmime dhe më së shumti me humor dhe batutë.

Mbrëmjen e sotme, këngëtari Alban Ramosaj i cili së bashku me Bora Zamanin kanë performuar të parët, pas përfundimit të kërcimit, ka treguar se ka vendosur që në një pikë të karrierës së tij të shkojë në SHBA për të vazhduar rrugëtimin e tij në Hollywood. Këtë madje e ka konfirmuar edhe partnerja e tij në kërcim, Bora Zamani, e cila ka thënë se Albani shpesh e pyet se si ngjan në aktrim, sepse e ka marrë seriozisht ëndrrën e madhe për të qenë edhe këngëtar, edhe aktor, tanimë edhe më larg se skenat shqiptare, për të qenë pjesë e filmave prestigjiozë të kinematografisë amerikane. /Blitz.al/

Shperndaje