Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Adelina Ismajli: “Beben e kam parë në ëndërr. Dasmë? Pasi të kem shumë bebushë”

Rrëfehet Adelina Ismajli: “Beben e kam parë në ëndërr. Dasmë? Pasi të kem shumë bebushë”
January 13
23:46 2017

Pas një periudhe qetësie, kjo për shkak të shtatzënisë së papritur, Adelina Ismajli ka vendosur më në fund të shfaqet në media.

Diva e njohur e muzikës ka dhënë një intervistë mjaft intime për RevistaWho.com, ku ka treguar mjaft detaje interesante lidhur me atë që Adelina e quan periudhën më të bukur të saj.

“Unë nuk njoh periudhë më të bukur në jetë. Të krijosh familje, nuk ka asgjë më të shenjtë për mua”, – shprehet këngëtarja. “Është vërtet një ndjesi hyjnore”.

Ajo që na bëri përshtypje është fakti që Adelina e ka parë beben, gjininë e së cilës nuk e ka treguar, në ëndrrat e saj. Të paktën kështu është shprehur Ismajli. “E kam parë në ëndërr që nga fillimi. Ka kaçurrela të zeza dhe është bebe energjike. Ka syçka të rrumbullakëta dhe faqe të kuqe”, – tregon Adelina.

Për sa i përket dasmës, diva ka dëshirë të organizojë diçka të tillë kur të ketë sjellë në jetë disa bebushë, të cilët do të jenë prezentë.

Adelina ka rrëfyer ndër të tjera se e gjithë familja është e gëzuar dhe e entuziazmuar nga ardhja e bebit, por më i emocionuari nga të gjithë është babai i bebes, Vali.

Ndërkohë, detaje të tjera do t’i mësojmë nesër në revistawho.com. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje