Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rozana Radi nis një sfidë të re në Instagram

Rozana Radi nis një sfidë të re në Instagram
June 29
16:40 2016

Nëse verën e kaluar ishit mësuar me Ice Bucket Challenge, këtë verë duhet të mësoheni me sfidën me të re, tanimë të ideuar jo nga të huajt, por nga Rozana Radi.

Një emër specifik sfida nuk ka, por mund ta quajmë “Sfida e Fotos së Kartës së Identitetit”.

Këtë e ka lajmëruar vetë artistja, që ka publikuar në Instagram një foto të kartës së saj të identitetit, në të cilën shkruan: “Po hap vallen e lojës së kartave të identitetit. Të gjithë jemi shumë të lumtur për fotot e kartave se kemi dalë si [yje]. Me këtë rast nominoj për të publikuar foton e kartës së identitetit Fiori Dardhën, Ermal Mamaqin dhe Bes Kallakun. Mos vononi.”.

“Më falenderoni për idenë dhe vazhdoni lojën”, – e ka mbyllur postimin Rozana në Instagram.

Kjo sfidë vjen pas asaj së portofolave, ku personazhe të njohur e të panjohur, postuan foto të kuletave të tyre në gojë në rrjetet sociale si një reagim me nota proteste, ndaj kryetarit të bashkisë së Lushnjes. (lexo këtu)

Deri më tani sfidës i është përgjigjur Fiori Dardha e cila ka dalë mjaft mirë në këtë foto që shumica prej nesh fshehin. Të shohim sa sportivë e pa komplekse do të tregohen personazhet duke publikuar fotot e kartës së identitetit.

rozi

fiori

Shperndaje