Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rozana Radi: Morën lupën dhe më akuzuan pa të drejtë…

August 07
12:31 2016

...

Mbrëmjen e djeshme, disa komentues në Instagram e kanë akuzuar këngëtaren dhe tekstshkruesen Rozana Radi se ka përdorur “photoshop” në një nga fotografitë e postuara. Bëhet fjalë për një foto të këngëtares në plazh, për të cilën disa komentues kanë shkruar se është bërë ndërhyrje në vijën e horizontit në sfondin pas Rozanës, duke e përthyer qëllimisht. Megjithatë, kishte edhe komentues të tjerë, të cilët pohuan se bëhej fjalë vetëm për filtrat e Instagram-it dhe dikush që di të përdorë “photoshop”-in mund ta bëjë dallimin lehtësisht. Pak orë më vonë ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka reaguar duke postuar foton origjinale. Ajo është shprehur se nuk i pëlqen ta akuzojnë dhe fotoja e mëparshme ka qenë e postuar me filtra, sepse dëshironte që qielli në sfondin pas saj të binte në sy duke qenë se ishte një pamje e mrekullueshme.

“Kur më akuzojnë ndonjëherë nuk e kam zakon të sqaroj se s’ia vlen. Pak më parë hodha një foto me filtra, sepse doja të dallonte më shumë qielli sesa unë. Ishte një qiell i mrekullueshëm! Por askush nuk u mor me bukurinë e natyrës. Morën një lupë dhe më akuzuan që kam ndërhyrë te fotoja dhe qenka shtrembëruar bregu i detit! Mirë pra, ja tek e keni edhe pa filtra. Nuk është faji im që detin e dinë disa individë vizore! Nuk është faji  im që me i cep të detit i është tek dallgës me ardh para e me i cep me ardh i çikë me vonesë! Kështu që i përshëndes të gjitha gocat dhe çunat që na bëjnë gjyqin, mos na lodhni shumë… se m’keni lodh!”- ka shkruar Rozi në Instagram./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje