Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rozana Radi kur ishte më e lumtur

August 17
16:05 2016

Ditën e sotme këngëtaren e njohur Rozana Radi duket se e ka “pushtuar” nostalgjia.

Ajo ka  shpërndarë për fansat e saj në Instagram një foto nga fëmijëria. Bashkangjitur me të, shkruan: “E vogël sa një gogël. Kur isha më shumë e lumtur”.

Në foto  shihet çiltërsia dhe lumturia që karakterizon çdo fëmijë e mesa duket Rozanës i mungon kjo kohë. Lumturia e dikurshme, një  arsye e fortë që Rozi të rikthehej pas në kohë. Ajo e lidh këtë edhe me mungesën e prindërve, të cilët sot fatkeqësisht nuk i ka pranë. /Blitz.al/

rozi

Shperndaje