Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rozana Radi e irrituar: Këto janë absurditete shqiptare…

Rozana Radi e irrituar: Këto janë absurditete shqiptare…
October 15
10:52 2016

 

Trafiku është një nga shqetësimet më të mëdha në qytetet e mëdha dhe po kështu edhe në Tiranë. Kohët e fundit, me zhvillimin e projektit mbi pedonalen në “Sheshin Skënderbej” ka pasur shumë ankesa nga qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehen se trafiku është rënduar edhe më shumë. Një nga të pakënaqurit e mësipërm është edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila në një status të gjatë ka shprehur shqetësimin e saj të përditshëm.

“Tirana ime në kaos total. Kam frikë të dal nga shtëpia sepse bllokohem në qendër. Nuk ia dal dot të shkoj në orar në punë sepse punën e kam shumë larg dhe biçikletë nuk kam. Në të vërtetë unë mund të mos di t’i jap fare biçikletës. Tiranës i duhen rrugë, i duhen parkingje nëntokësore, nuk i duhen pedonale. Të detyrojnë të blesh biçikletë! Dhe për ata që s’e dinë të detyrojnë ta mësosh. Po nënat e reja që janë në marrëdhënie pune çfarë duhet të bëjnë në mëngjes nga kaosi i madh i trafikut? Të marrin fëmijët e tyre të mitur, t’i hipin në biçikletë dhe t’i dërgojnë në çerdhe e kopshte? Absurditete shqiptare!”- shkruhet në foton që ka shpërndarë Rozana në Instagram.

Sakaq, këngëtarja dhe tekstshkruesja e ka vazhduar  diskutimin mbi këtë temë me ndjekësit e saj, të cilët e kanë kundërshtuar.

“Të më krijojnë kushtet e një metroje dhe do ta lija në shtëpi makinën. Dhe mos më bëni si ambientalistë këtu se kur jeni në qendër ju rri fiks ajo që kam shkruar në status. Ta gëzoni pedonalen me skara. Sa janë bërë gjithsej se nuk numërohen më?”- ka qenë kjo një nga replikat e Rozanës./Blitz.al/

 

rozana-radfi

A photo posted by Rozana Radi (@rozana_radi) on

Komento
Shperndaje