Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rozana dhe Andeta Radi: “Mos i vdisni artistët!”

Rozana dhe Andeta Radi: “Mos i vdisni artistët!”
September 07
19:34 2016

Ditët e fundit është folur për rindërtimin e Teatrit në Tiranë, por mjaft bujë ka bërë deklarata e aktorit të njohur Robert Ndrenika. Në një diskutim me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, aktori ka thënë: “Nuk do të më tresë dheu nëse e shembni teatrin”.

Duke u nisur nga deklarata e Ndrenikës kanë reaguar këngëtarja Rozana Radi dhe motra e saj, regjisorja Andeta Radi.

Motrat Radi janë vajzat e aktorit të ndjerë Ferdinand Radi dhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale kanë treguar se historia po përsëritet.

Rozana Radi shkruan në postimin në Instagram: “Të njëjtën gjë bëri edhe im atë, ashtu siç e përshkruan ime motër në foto”. Më tej, motra e saj sqaron se Ferdinand Radi është quajtur “armik i popullit” dhe është përndjekur për vendimin e tij duke i shkaktuar edhe një aksident në dukje si “pa dashje”.

Robert Ndrenika është aktori i dytë që “lufton” për teatrin, madje refuzon vendimet e qeverisë dhe Andeta ka shkruar se miku i babait të saj Ferdinand Radi po flet edhe në emër të tij./Blitz.al/

roziii

Shperndaje