Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza Lati “sulmon” të ëmën: “Na fëlliqe!”

June 04
18:06 2016

Këtë javë, Roza ka “rrezikuar” duke drekuar me të ëmën e saj, Rita Latin, në një restorant modern, jo tradicional, duke konsumuar ushqime me bazë peshku.

Pse themi se ka rrezikuar? Sepse ka qenë vetë Rita, e cila në një video të postuar nga e bija, Roza, ka treguar se menyja nuk është e duhura për të. “Këtë gjë nuk e përballoj dot. Një zog në tavë do të ishte shumë mirë”, – ka thënë Roza në një nga videot.

“Në Australi, Amerikë, në Europë ka shkuar dhe prapë do të tregojë Vlorën… na fëlliqe”, – i është drejtuar Roza të ëmës teksa po drekonin.

Nënë e bijë kanë “pushtuar” Snapchat-in me video nga dreka e tyre, duke treguar se të dyja jo vetëm që janë në formë tepër të mirë, por edhe se marrëdhënia e tyre është (si gjithmonë) e shkëlqyer.

Në këtë rast nuk mund të themi “më e mirë e ëma se e bija”, por “sa e mirë e ëma, aq edhe e bija”!

Etiketimet
Shperndaje