Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza Lati përgënjeshtron lajmin: “Unë me të dashur?! Jam single që prej ’97-s!”

Roza Lati përgënjeshtron lajmin: “Unë me të dashur?! Jam single që prej ’97-s!”
September 07
12:25 2016

Paraditen e sotme, portale të ndryshme kanë shpërndarë menjëherë një lajm se Roza Lati, nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë. Kjo sepse Roza ka shkruar si diçiturë në foton e postuar: “Të dua përgjithmonë”.

Mirëpo, duke dashur të kuptojmë më shumë rreth kësaj situate, Blitz.al kontaktoi vetë me Roza Latin dhe ajo e ka përgënjeshtruar menjëherë lajmin. “U zgjova në mëngjes dhe pashë kudo të flitej se unë isha në një marrëdhënie dashurie dhe e kisha bërë publike në Instagram. Kjo nuk është e vërtetë!” – ka thënë Roza, ndërkohë që ka shtuar se personi me të cilin ajo ka dalë në foto është një prej miqve të saj më të mirë, një mik të cilën ajo e quan “engjëll mbrojtës”.

Ndërkohë, Blitz.al , i kërkoi Rozës të zbulonte nëse ajo është aktualisht në një lidhje dhe menjëherë moderatorja u përgjigj me humor se ka që në vitin 1997 që është vetëm, duke na lënë të kuptojmë se prej një kohe të konsiderueshme ajo nuk është në një marrëdhënie dashurie. Roza gjithashtu sqaroi për Blitz.al se edhe më parë kur është publikuar një lajm se ajo ka kaluar pushimet verore me të dashurin (nisur nga një fotografi që Roza vetë kishte postuar në Instagram e nga ku dukej shpatulla e një mashkulli) në fakt nuk ka qenë aspak i vërtetë.

Për Blitz.al, Roza ka treguar gjithashtu se e ka sqaruar disa herë  se ajo e vlerëson më  shumë shoqërinë me meshkujt dhe ka disa shokë  të  ngushtë,  prej të  cilëve nuk ka mbetur asnjëherë e zhgënjyer ndaj dhe shpesh në postimet që ajo bën e shohim në shoqërinë e tyre, por sigurisht nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëdhënie dashurie. /Blitz.al/

Roza Lati - Instagram

 

Komento
Shperndaje