Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza Lati: Nga papunësia rashë në depresion. Jam vizituar në neurolog sepse vuaja nga ankthi

Roza Lati: Nga papunësia rashë në depresion. Jam vizituar në neurolog sepse vuaja nga ankthi
April 22
16:34 2018

Roza Lati është një nga vajzat më të këndshme të ekranit. Aktualisht ajo ka një emision në Ora News të quajtur “Why Not”. Vite më parë Roza ka drejtuar emisione rinore në Agon Channel, “Thuaj 33” apo “Heart Attack” deri në momentin që ky televizion u mbyll. Pas largimit nga Agon Channel Roza përjetoi një periudhë të vështirë. E ftuar këtë të shtunë në “Thumb” ajo tregoi se qëndroi një vit e gjysmë pa punë dhe ra në depresion.

“Kam qenë depresive, shkak papunësia. Shkak u  bë pasiguria ime, unë një vajzë që nuk pret asgjë nga askush. Të priturt nga mamit që unë të plotësoj kërkesat e mia bëri që të mos e përballoja dot. Kam takuar psikolog, neurolog sepse kisha ankth. Më thanë dil në natyrë dhe kur të jesh në tokë, vëri duart në tokë dhe gjithë energjinë tënde negative e thith toka. Në atë kohë Niko më thoshte përse nuk nxjerr një linjë tënden, një biznes.”,- rrëfeu Roza./Blitz.al/

Shperndaje