Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza Lati e irrituar: Iu thaftë palca atyre leckave që ju mësojnë ju meshkujve kështu!

Roza Lati e irrituar: Iu thaftë palca atyre leckave që ju mësojnë ju meshkujve kështu!
October 07
16:12 2016

Një mesazh i ardhur në InstaDirect e ka inatosur së tepërmi Roza Latin, e cila këtë shqetësim të sajin e ka ndarë me ndjekësit  e Instagram-it.

Nga ajo që kuptohet nga biseda që Roza ka shpërndarë përmes fotografive, një djalë i ka propozuar asaj të bëhet e dashura e tij duke i shkruar se asaj i “duhet një sponsor”.

“Ty të duhet një sponsor personal, nëse vërtet të duhet vetëm më thuaj dhe më mbaj para të tjerëve. Një si ti meriton një jetë plot luks”,- shkruan djali.

“Nuk besoj se do të të ofrojë dikush më shumë. Kam biznes dhe nuk dua që emri im dhe i biznesit të lakohet në media. Secila si ti ka nevojë për mbështetje”.

Ndërkohë Roza i ka kthyer përgjigje duke shkruar:

“Pse kështu qenka puna? Me të mbajt para të tjerëve? Po sikur të më dalë dikush tjetër që të më ofrojë më shumë se ty? Të të hedh si copë lecke? Apo të të hedh si ata dy mijë lekëshit e zhubrosur? Mua s’ma ka prishur mendjen leku kur isha adoleshente, do ma prishë tani? Iu thaftë palca atyre leckave që  ju mësojnë ju meshkujve kështu! S’ma blen dot krenarinë asnjë lloj xhevahiri”.

Roza ka zgjedhur që këtë bisedë ta bëjë publike qëllimisht, duke u shprehur se ka shkruar gjithë nerva që u gjend në një situatë të tillë.

“Xhevahire në ankand për ty parazit”,- ka shkruar Roza bashkangjitur postimit./.Blitz.al/

14572044_10210423882463961_1522644850_o

 

Komento
Shperndaje